Horror familjar në Maqedoni: Vëllai e vret dhe e varros në oborr – trupi gjendet nga motra

Një ngjarje makabre ka tronditur Kavadarin dhe mbarë opinionin publik. Policia ka zbuluar një vrasje të tmerrshme që dyshohet të jetë kryer brenda një familjeje.
Sipas njoftimit zyrtar, S.I. (43) nga Kavadari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale “vrasje”, pasi dyshohet se më 27 korrik 2025, në shtëpinë familjare, e ka goditur për vdekje vëllain e tij I.I. (42) me një mjet metalik. Si të mos mjaftonte kjo, ai e ka varrosur trupin në fshehtësi në një objekt ndihmës në oborrin e shtëpisë.
Horrorin e ka zbuluar motra e tyre V.O. (44), e cila fillimisht e raportoi zhdukjen e vëllait në polici. Vetëm dy orë më vonë, ajo bashkë me bashkëshortin vërejtën një gropë të dyshimtë në oborr, e cila ishte mbuluar me dhe të lirshme. Ajo e raportoi menjëherë në polici dhe në vendngjarje dolën prokurori publik, forcat policore, ekspertë të Mjekësisë Ligjore dhe një kompani funerale. Gropa u hap dhe brenda saj u gjet trupi i pajetë i I.I.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi dhe ekspertizë. I dyshuari S.I. u arrestua të njëjtën ditë në orën 14:40, dhe gjatë intervistimit e pranoi krimin.
.gif)




























