Aktuale
HORROR NË MANASTIR: Mbesa tenton të vrasë gjyshen dhe gjyshin gjatë dhunës familjare!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Manastir. Sipas informacioneve të para nga Prokuroria Themelore Publike e Manastirit, një mbesë ka tentuar t’i marrë jetën gjyshes dhe gjyshit të saj duke i goditur disa herë me thikë, gjatë një konflikti të dhunshëm familjar në një shtëpi në rrugën “Solunska”.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat kanë kryer ekspertizën, ndërsa prokurori publik ka dhënë disa urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e plotë të rastit.
E dyshuara është arrestuar dhe autoritetet janë duke mbledhur prova për ndriçimin e plotë të ngjarjes makabre.