Aktuale

Hoxha, Çollaku dhe Qyra në Zvicër, takojnë biznesmenët e suksesshëm struganë Premtim dhe Avdul Dema

Në kuadër të vizitës në Zvicër, kandidati për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, së bashku me Albrim Hoxhën dhe Resul Çollakun, zhvilluan takime të rëndësishme me biznesmenë shqiptarë në Cyrih.

Ndër ta veçohet Premtim Dema, me origjinë nga Livadhia e Strugës, i cili është shembull i suksesit dhe profesionalizmit në mërgatë. Në Zvicër, ai drejton disa kompani me mbi 140 të punësuar në fusha të ndryshme, si energjia, inxhinieria, ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe riciklimi.

“Premtimi është një vizionar me një ndjenjë të veçantë për Strugën dhe zhvillimet në vendlindje,” u vlerësua gjatë takimit.

Së bashku me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Avdulin, ai prej disa vitesh ka themeluar kompani edhe në Strugë, duke hapur vende pune për të rinjtë dhe profesionistët lokalë. Ky kontribut shihet si një urë e fuqishme lidhëse mes mërgatës dhe Strugës, duke dëshmuar se dashuria për vendlindjen shndërrohet në vepra konkrete.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button