Hoxha: Jemi opozitë e BDI-së

Ne jemi opozitë për gabimet e BDI-së, Qeverisë, kurse kur vjen puna për eurointegrimet, ne jemi konstruktiv, kështu u shpreh Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa në ClickPlus.

“Ti je në opozitë dhe je kundër eurointegrime. Jo, jo! Ne jemi opozitë për politikat e gabuara të BDI-së, politikat e gabuara të Qeverisë, ndërsa për prioritetet, të cilat janë vendosur si prioritet i qytetarëve, mendoj se aty kemi qenë decid dhe nuk jemi të lëkundur aspak… Tash mendoj se ka ndryshuar edhe retorika e BDI-së, sepse më parë thonin se ja këta janë opozitë dhe janë të lidhur me VMRO-në, por kur erdhi puna te ndryshimet kushtetuese, kur i duhen numrat, sa mirë zbuten”, tha Hoxha.

Sipas tij, “BDI po tenton ta shpëtojë veten nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”.

In : Aktuale

Loading...
loading...