Hoxha nga Cërnilishta: Nis sezoni i duhanit – mbështetje dhe subvencione për bujqit në fokus

DOLLNEN – Zv/ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka bërë të ditur nisjen e sezonit të mbjelljes së duhanit në fshatin Cërnilishtë të komunës së Dollnenit, ku ka vizituar nga afër terrenin së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami.
Gjatë vizitës në familjen Selmani, Hoxha theksoi përkushtimin dhe punën e duhanprodhuesve në fillim të këtij sezoni bujqësor, duke vlerësuar interesimin në rritje për kultivimin e duhanit.
“Ky sezon vjen me sinjale pozitive dhe me interes në rritje për kultivimin e duhanit. Mbështetja për bujqit vazhdon, ndërsa subvencionet janë në përgatitje dhe do të jenë një ndihmë konkrete për prodhuesit,” u shpreh Hoxha.
Ai shtoi se duhani mbetet një nga shtyllat kryesore ekonomike për shumë familje dhe se institucionet do të vazhdojnë angazhimin në terren, pranë çdo bujku, për të mbështetur prodhimin vendor dhe zhvillimin rural.(StrugaLajm.com)
.gif)




























