Hoxha nga Shkupi lutet mbi Flamurin shqiptar

Pak hoxhallarë arrijnë të dallojnë përkatësinë e tyre para Zotit, identitetin e tyre të plotë. Një shfaqje të tillë të identitetit të tij të plotë, para publikut dhe vetë Zotit, e ka bërë intelektuali Timi Shkupi, një intelektual i arsimuar në Universitetin e Kajros, në studimin e besimit fetar islam.

Ai së fundi në Fb e tij, ka publikuar fotografinë duke u lutur mbi flamurin shqiptar, dhe njëkohësisht duke ia kujtuar shqiptarëve të besimit islam, se Zoti shumë më mirë I pranon lutjet duke e shfaqur identitetin tënd të plotë, përkatësinë nacionale, se sa duke iu lutur me simbole arabe apo babilonase.

“Para salatit VST duke u lutur për Shqipërinë!

Më mirë në VST ku janë germat SHQIP se sa mbi yllin dhe hënën e Babilonisë!:, shkruan Timi Shkupi, duke thirrur për një kulturë të re në ritualin e lutjeve islame. / Gazeta SHQIPTARI.com

In : Aktuale

Loading...
loading...