Hoxha thotë se emisioni “Për’puthen” është shkatërrim për rininë (VIDEO)

Në xhaminë “Hasan Beg” në 4 Llullat në Prishtinë hytbja e sotme nga imami Husamedin Abazi kishte të bëjë me moralin.

Gjatë hytbes, hoxha tha se morali sot ka rënë në Kosovë e Shqipëri dhe fajtorë për këtë gjë janë televizionet programore.StrugaLajmStrugaLajm

Ai këtu ka përmendur edhe emisionin Përputhen duke kritikuar për konceptin dhe përmbajtjen.StrugaLajm

“Ajo që po ndodh në aspektin e televizioneve tona, ajo që po na ndodh si shtet me këto televizione edhe me nga 24 orë se mos të flasim në aspektin e mbramjes. Ajo çka i servohet popullit tonë, andej e këndej kufirit vërtet është çmenduri që jam i bindur se kushdo që ka udhëtuar në perëndim, i kam shiquar televizionet ditore e që nuk ke shancë me pa çka qesin televizionet tona. Ato po bohen 24 orë, askush nuk e ngritë zërin. Kjo ka të bëjë me shkatërrim të rinisë. Programe prej ma të ndryshme, çdo muaj po na del ka ni program. Përputhen e çpërputhen, gjëra që nuk i kemi pa në të kaluarën e që janë çmenduri të llojit të vet”, u shpreh ai.

“Janë t’u desht me çmend popullin me ato që po i qesin në televizion”, shtoi ndër tjera ai.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...