Hoxhallarët e Strugës dhurojnë gjak

U realizua aktiviteti human i dhurimit të gjakut nga Myftinia e Strugës.

Sot më 13. 03.2023 Myftinia e Strugës sikurse cdo vit realizoj me sukses aktivitetin për dhurim gjaku nga hoxhallarët në spitalin e Strugës. Është i njohur parimi në Islam se “kush shpëton një jetë është sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin” andaj dhurimi i gjakut është shpëtim jete për dikë, dhe padyshim se shpërblimi është më i mirë te Zoti xh.sh. Myftinia e Strugës ju bënë apel të gjithë besimtarëve të cilët kanë mundësi të përfshihen në këtë vepër humane që të mos e anashkalojnë, sepse veçse është një mirësi shoqërore por është edhe një vepër shumë e dashur te Zoti i Gjithësisë. Myftinia e Strugës është dhe do të jetë cdoherë në mbështetje të atyre të cilët bëjnë vepra humane dhe që kanë për qëllim ndihmën dhe shpëtimin e jetës së njeriut.
Lusim Allahun xh.sh që të na bëje që të jemi çdoherë në ndihmë të shoqërisë sonë.. Amin!StrugaLajm








Loading…


loading…