Farmacistët e Strugës dhe Ohrit : Jemi edhe ne të rrezikuar nga virusi Korona

Të tronditur nga vdekja e farmacistit nga Podgorci, farmacistët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës apelojnë se edhe ata janë të rrezikuar nga pandemia. Qindra pacientë të sëmurë vizitojnë farmacitë. Disa prej tyre pa udhëzim nga mjeku amë, kërkojnë këshilla nga farmacistët.

Të përballur me rrezikun nga virusi Korona, të punësuarit në farmaci rregullisht mbajnë pajisje mbrojtëse, i dezinfektojnë sipërfaqet dhe shpesh ajrosin hapësirat. Ata apelojnë deri tek kolegët e tyre të jenë më të kujdesshëm dhe të ngrenë nivelin mbrojtës në një nivel më të lartë, por edhe deri tek pacientët që t’u përmbahen rekomandimeve.

Loading...
loading...











Loading…


loading…