Humbjet arrijnë 5 milionë euro në Postën e Maqedonisë

Posta e Maqedonisë po përballet me një situatë të rënduar financiare, duke mbyllur vitin 2025 me humbje që arrijnë në rreth 5 milionë euro. Sipas drejtuesve të institucionit, trendi negativ nuk është i ri, por vazhdon pothuajse njësoj si një vit më parë, madje me tendencë përkeqësimi.
Zëvendësdrejtori Nikollçe Ugrinov bëri të ditur se humbjet po thellohen gradualisht, duke u rritur nga muaji në muaj, çka ngre shqetësime serioze për qëndrueshmërinë e ndërmarrjes publike.
Sa i përket ankesave për vonesat e dërgesave, ai theksoi se situata nuk është aq problematike sa raportohet, duke sqaruar se në baza ditore regjistrohen rreth 10 ankesa nga qytetarët, ose rreth 240 në muaj.
Megjithatë, përkundër këtij sqarimi, shifrat financiare mbeten alarmuese dhe ngrenë pikëpyetje për menaxhimin dhe të ardhmen e Postës së Maqedonisë.
.gif)




























