“HYJNIA E SYVE” nga Bexhet Asani, një libër për të gjithë

Muhamet Borova

Poezia është jetë, ajo i shërben jetës prandaj është e bukur.Atë e krijojnë poetët kurse e shijonë lexuesit. Kur flasim për poezinë flasim për njeriun që atë e krijon,për jetë e shprehur në vargje. Poezia i dedikohet botës sonë të brendshme.Ajo është fryt i prekjes së shpirtit me realitetin,është një mënyrë e ekzistimit që efektin misterioz e shpreh në bashkimin e ndjenjave me realitetin. Një unitet të ndjenjave me realitetin është reflektuar në librin e prof. Bexhet Asani “Hyjnia e syve” në të cilën libër gjeta mobiljen më komfore për tu relaksuar.Poezia është formë e artit që na mëson si të funksionojmë, si ti drejtojmë emocionet., formë e meditimit të drejtë. Poezia e Bexhet Asanit është si “ajri i freskët”, që jep jetë dhe gjallëri,që inspiron dhe motivon. Në këtë libër lexuesi mund ta gjejë atë që e ëndëron,atë që e mendon,atë që e dëshiron,atë që e ka përjetuar. Ato janë poezit dhe fabulla të kuptueshme,të lehta për të gjtha moshat dhe të përshtatshme për shijen e çdo kujt.Ky libër i ngjan një ditari ku me stilin simpatik artistik autori i ka shprehur përjetimet,nostalgjin ,frymëzimin që kanë forcë magjike tërheqëse!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...