Aktuale

I buzëqeshur, Sali Berisha futet në selinë e PD-së (FOTO)

Sali Berisha rikthehet brenda selisë blu.

Para mbërritjes së Berishës, ishin përfaqësuesit e “Foltores” ata që hynë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Pergjithshëm Gazment Bardhi ku ka nisur një takim prej orës 14:40.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për Lapsi.al se mbledhja po mbahet në zyrën e Gazment Bardhit.

Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe përfaqesuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.

Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit. 

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button