BLENDI PETROL
Aktuale

I forti i Kumanovës “selam” paramilitarit maqedonas: Ti që po ofendon UÇK-në, do bëhesh pishman!

Biznesmeni Bashkim Qazimi, i njohur si i forti i Kumanovës i ka dërguar një porosi të ashpër paramilitarit maqedonas, Goran Angellov, i cili ofendoi UCK-në duke i quajtur edhe “homoseksualë”. Në porosinë e shkruar edhe shqip edhe maqedonisht, Bashkim Qazimi nga Kumanova kërkon nga Angellov të kërkojë falje për këtë ofendim, ose do të bëhet pishman, shkruan Gazeta Lajm.

“Unë Bashkim Qazimi, nga Kumanova, e pranoj sfidën e Goran Angellovit, komandantit të Beretave maqedonase, i cili sot i paska sfidu dhe i paska ofendu ushtarët e UÇK-së. Nëse nuk ai nuk kërkon falje publike për këtë ofendim, e sfidoj KU TË DOJË DHE KUR TË DOJË të përballet me mua. Nëse është burrë, pres t’i përgjigjet kësaj ftese time sa më shpejtë!”, ka shkruar Qazimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button