I jepet lamtumira e fundit në Strugë, imamit Nazmi Latifi

Sot më 02.12.2020 në varrezat e qytetit në Strugë, iu dha lamtumira e fundit hoxhës Nazmi Latifi nga Velesi i cili shërbente në fshatin Bixhovë të Strugës. Namazin e xhenazes e fali myftiu i Strugës Mr Salim ef Sulejmani. Gjate fjalimit, myftiu foli për shërbimin e tij si imam dhe vlerat njerëzore të hoxhës së ndjerë. Gjithashtu na përkujtoi se vdekja është hak të cilës nuk mund t’i shmanget askush. Andaj veproni mirë sepse nuk dihet se ku mund t’ju gjej vdekja.
Myftiu falënderiu publikisht edhe mjekun Strugan dr. Milotin i cili në momentin kur hoxha u përkeqësua gjatë një ceremonie varrimi bëri maksimumin për t’ ia shpëtuar jetën, por kaderi i Zotit ishte që hoxhën Nazmi ta marë në pranin e Tij. Mjekut Zoti i dhëntë shëndet, begati dhe gjithmonë të jetë në shërbim të njerëzimit.
Hoxhën Nazmi, Allahu e mëshiroftë, ndërsa familjes, kolegëve dhe dashamirëve, Zoti ju dhëntë durimin.

In : Aktuale

Loading...
loading...