I keqpërdorin fotot e femrave në plazhin e Ohrit

Siç informoi MPB kallëzim penal është parashtruar kundër K.K. (29) nga Sveti Nikola dhe N.C. (31) nga Ohri, të cilët më 23 korrik të vitit të kaluar në një plazh në Ohër, u kanë kryer fotosesion katër vajzave nga Ohrit, pasi paraprakisht i kanë bindur se fotografitë janë për një agjenci mode nga Serbia, e cila përzgjedh manekene, prezantuese, fotomodele  dhe vajza për spote.

Të denoncuarit, katër vajzave u kanë paguar nga 600 denarë, ndërsa pastaj ua kanë fotografuar edhe të dhënat personale. Gjatë këtij viti fotografitë dhe të dhënat personale të katër vajzave nga Ohri, pa diturinë dhe pëlqimin e tyre, janë publikuar në faqen të internetit, e cila është krijuar për realizimin e kontakteve.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...