BLENDI PETROL
Aktuale

I prenë kokën për borxhin 20 mijë euro,dënim për autorët

Gjykatën e Korfuzit gjyqi ka dhënë dënimet për 2 autorët e vrasjes me prerje koke të Bledar Terpollarit, në 9 maj 2016 në Gliki të Igumenicës.

Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm plus 5 vite të tjera burg shqiptarët Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena dhe Vidjon Gogaj, 27-vjec nga Fieri.

Është shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjec nga Tepelena. Ky i fundit mbrohej nga avokati nga Janina, Dhimitri Mpouka. Në kërkim

mësohet se është Krenar Terpollari, 27-vjec, i cili ndodhet i arrestuar ne Shqipëri dhe një shtetas tjetër shqiptar.

Në vendimin e Gjykatës thuhej që vrasja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës. Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mije euro të fituara nga shitja e drogës në Greqi.

Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra në kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button