Aktuale

I vë zjarr bastores , arrestohet në flagrancë!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kumanovë. Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, një banor i këtij qyteti është përpjekur të shkaktojë zjarr në një bastore sportive.

Incidenti ka ndodhur më 15 korrik 2025, rreth orës 22:50, në rrugën “Gjorgje Petrov”. Policia e SPB Kumanovë ka ndaluar personin me inicialet J.D. (42), nën dyshimin për tentativë zjarrvënieje në bastoren sportive.

Sipas MPB-së, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Ngjarja ka alarmuar opinionin në Kumanovë, ndërsa policia po heton motivet që çuan 42-vjeçarin drejt këtij veprimi ekstrem.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button