Bëj thirrje:
I bëj thirrje klasës intelektuale, shoqatave atdhetare, shoqatave jo qeverritare, sipërmarrësve, tregëtarëve, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim feje dhe ngjyrime politike që kanë, të mblidhemi dhe të tregojmë vendosmëri në mbrojtjen e një date të rëndësishme historike dhe kombëtare.
Bëhet fjalë për festën e, Shën Gjergjit, gjegjësisht ditlindjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kjo festë që nuk ka të bëj fare me fenë dhe që daton që nga lindja e Skënderbeut- 06 Maj 1405 .
Sotë kjo festë po rrezikohet nga qarqet kishtare Sllavo-Maqedone, duke u përvetsuar si festa e tyre. Ata, Sllavo-Maqedonët, duke shfrytëzuar situatat e favorshme dhe në veçanti heshtjen dhe boshllëkun tonë indiferent ndaj kësaj feste me karakter historik dhe kombëtar, po e aneksojnë dhe e festojnë si festën e tyre. Këtë festë, ata e kanë zgjedhur për ta festuar pikërisht në qytetin shqiptar të Strugës. Asnjëherë më parë ata nuk e kanë festuar këtë festë, as në Strugë dhe as në qytete të tjera. Kjo festë shqiptare që u la anash nga indiferentizmi jonë, dhe pak duke e shikuar dhe duke e ndikuar si, festë fetare, ka bërë që këtyre viteve të fundit të përvetsohet, të uzurpohet, të përfitohet dhe të identifikohet si, festë e Sllavo-Maqedonëve.
Me pak fjalë unë kërkoj që, kjo festë të përcaktohet si festë me rëndësi kombëtare shqiptare, si ditëlindja e krye heroit, Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe të festohet pikërishtë në qytetin e Strugës shqiptare.
Le të zgjohemi sa nuk është shumë vonë! Nëse nuk reagojmë, të tjerët do përfitojnë!
Me respekt, Poeti Strugan
05/03/2023