Aktuale

Ibraimi nga Likova: Këto zgjedhje janë referendum për ta pensionuar një klasë të konsumuar politike

Zeqirija Ibraimi, një nga liderët e VLEN tha në tubimin e sontëm në Likovë se kur flasim për zgjedhjet lokale duhet të kujtojmë se këto zgjedhje janë arsyeja ku ne duhet t’i drejtohemi sovranit e që kanë të bëjë me pushtetin lokal, ujin e pijshëm, shkollat, ajrin e pastër.

“VLEN në këtë fushatë nga do që shkon flet për këto çështje dhe jeni dëshmitarë se nuk jemi duke abuzuar fushatën për qëllime tjera”, tha Ibraimi.

Oponentët tanë, shton ai, gjatë kësaj kohe e kanë pasur edhe pushtetin qendror dhe lokal edhe komunën e Likovës, por gjithnjë kapen për ca tema që i quajnë të mëdha, duke u ikur çështjeve të tilla.

“çdoherë që ata flasin se këto janë zgjedhje për ta bërë referendumin e mbrojtës së çështjes shqiptare, është mirë t’i pyesim: pse nuk ka ujë në Likovë, sa herë që thonë se është e rrezikuar shqipja, s’ka problem e zgjidhim edhe atë: Likova është komuna më e varfër në vendin tonë, sa herë që flasin se ka degradim të shqiptarëve nëpër institucione është mirë t’i pyesim: se sa shqiptarë keni shpërngulur ju…”, tha Ibraimi.

Andaj, shton ai, në këto zgjedhje vërtetë ka referendum, por nuk është siç e thonë ata, po është një plebishit që do të pensionojë një klasë të konsumuar politike dhe do të sjell në skenë një klasë të re politike me një kapital të ndërtuar prej 1 vit e gjysmë qeverisje.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button