Aktuale

Idri Istrefi kryetar i ri i degës së ASH në Strugë krahu i Ziadin Selës, pasi Lulzim Nasufi deklaroi ngrirjen e aktivitetit në parti!

Idri Istrefi kryetar i ri i degës së ASH në Strugë, pas largimit të Lulzim Nasufit

Idri Istrefi është zgjedhur sot kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, me vota unanime dhe pa asnjë kundër, duke marrë mbështetje të gjerë nga anëtarët dhe strukturat e partisë. Ky ndryshim në krye të degës vjen pas vendimit të kryetarit të deritanishëm, Lulzim Nasufi, i cili një ditë më parë deklaroi ngrirjen e aktivitetit politik.

Nasufi mori këtë hap pas nominimit që Ziadin Sela dhe kryesia e Aleancës për Shqiptarët i bënë Arsim Dalipit si kandidat për kryetar të komunës së Strugës, vendim me të cilin ai nuk ishte pajtuar.

Sipas ASH, zgjedhja e Istrefit synon të sjellë vizion të ri, energji të re dhe angazhim të pandërprerë për zhvillimin e qytetit dhe forcimin e komunitetit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button