Idri Istrefi takim me drejtuesit e klubeve sportive të Strugës

Me klubet sportive

Patëm një takim tepër të frytshëm. Prezantova para tyre qëllimet e mia për ta mbështetur me të gjitha mundësitë që kemi sportin , përkatësisht klubet sportive.
Gjatë këtij takimi arritëm në disa konkluza, një pjesë e mirë e së cilave janë pjesë integrale e programit të ekipit tonë elektoral;
Do të bëjmë përpjekje maksimale, që të rrisim dotacionet për sport, për të rregulluar infrastrukturën e fushave sportive. Do të bëjmë përpjekje maksimale që bashkë me palët e interesuara të zgjidhim çështjet pronësore në disa fusha sportive. Do të rrisim buxhetin të dedikuar për sport në koordinim me klubet sportive paraprakisht. Do të mbështesim më shumë lloje sportesh të anashkaluara deri tani, sikurse janë lojrat me dorë, artet marciale apo sportet e ujit. Do të mbështesim sportistët e suksesshëm në sporte individuale. Do të bëjmë përpjekje maksimale për gjetjen e truallit jashtë qytetit për ndërtimin e një fushe të re sportive për futboll. Do të jemi të barabartë në qasje ndaj çdo klubi ambicioz në Komunën e Strugës. Mbi të gjitha do të sjellim demokraci në vendimmarrje sa i përket sportit. Çdo herë para përpilimit të buxhetit, do të njoftohen klubet dhe shoqatat sportive për sygjerime dhe kërkesa.
I falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, pa asnjë përjashtim, pa asnjë dallim, ju faleminderit për kohën që ndatë me mua dhe për kontributin që jepni për shoqërinë strugane!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...