Ikën mërgimtarët!

Nga Çun LAJÇI

U çova nga shtrati para mesnatës! S’me merrte gjumi, nga se kambët m’ishin ajë! Ky haxhiu i Koliqit, që m’rrin në të djathtë, po lutej. Po falej apo vetëm knonte dovë e Zotit i lutej për mëshirë, se kuptova! S’i fola.

U ktheva kah Ademi i Nekovcit. Ai e kishte vu maskën e oksigjenit dhe gërhiste. Murseli, i biri, ende i rrinte të kambët e mundohej me kthye n’krah! Shtroje spungjerin i thashë e shtrihu, se trupi s’të mbanë, ani se je i ri! Vetëm buzqëqeshi!StrugaLajm

E hapa derën që pak t’ajrosemi, se vinte erë e thartë çorapësh e s’durohej! Ndoshta edhe erë p…. vinte! S’di, por fyma të nxihej! Koridori ishte i zbrazët e përjashta era pemët i lëvizte me rrëmbim! Unë isha pak i djersitun!

E mora çarçafin e bardhë dhe e vuna n’krye e trupin e mbështolla! Ngadalë nisa me lëvizë. Po eci thashë ani se kollitjet shpeshtoheshin. Edhe nji nanë lëshonte gjamë diku në nji dhomë! Kur u ndala n’dritare, e hija ime para m’doli, vetja mu dukë si kufomë!StrugaLajm

Gjoksi nisi me mu ngushtua. N’panikë thashë, ra oksigjeni dhe tue u dihatë si klyshi u ktheva n’shtrat! Haxhiun e kishte nxanë gjumi me tespih n’dorë pa e krye siduket namazin! Edhe Murseli ishte shtri të kambët e babës e fliste përgjumshëm. Sa mirë i thashë vetës me qenë i ri. N’gjumin e parë sheh andrra, tue luejt livadheve me hyriet e dynjasë! Plafin ia vuna mbi shpatulla dhe u shtrina pa ba zhurmë!

Oh sa u gëzova, kur poshtë dritarës nisi me leh nji qen. Thashë, nuk qenkemi të gjithë të sëmur, as rrugës pa kthim. Nesër dashka me dalë dikush e me iu kthye kangës e lavrës e blegërimës! Por doktoresha Nazë heret na kontrolloi, e kurgja s’na tha! As Vllaznimi as Thaqi. Vetëm gjak na mori n’damar me pa sa asht zbritë apo rritë D-Dimeri!

Unë s’heshta. S’jam keq iu thashë, por m’tregoni si ta eleminoj oksigjenin, se mbramë pa maskë kam fjetë? Mbaje oksigjenin e mos i mundo mushknitë e zemrën o poet tha Dr. Bahriu. Edhe trunit i duhet shumë, ani se ti po shkruen çdo ditë e s’po vërehet ke a po s’ke oksigjen! Doktora, ma merrni gjakun për analiza e shiqoni çka po bani me mua u thashë, se shkoi maji e romani “Shoqalani” me mbeti në gjysë! Sot s’po pres vizitorë nga mërgata, se ikën bashkë me bajramin! Mesën e rekuiziterit të Teatrit Krahinor Popullor, Zymer Statovcit po e pres, me ia dhanë “Kopilanin” se aty e ka dajën e vet!


Loading...
loading...