BLENDI PETROL
Aktuale

Ikja e heshtur e të rinjve shqiptar nga Maqedonia

Shkalla e lartë e papunësisë në Maqedoni po bën që çdo ditë e më shumë të rritet numri i të rinjve – të cilët të ardhmen e tyre e planfikojnë ta ndëtojnë jashtë vendit. Radhët e gjata të qytetarëve që presin para dyerve të Ambasadës Gjermane në Shkup, për të marrë një përgjigje për vizë pune, tregon se Gjermania mbetet destinacioni i preferuar ku ata e shohin të ardhmen e tyre.
Edhe pse qytetarët që prisnin para dyerve të Ambasadës nuk deshën që të prononcohen para kamerës, ata prapa kamerës për Almakos treguan arsyet se pse po largohen nga vendi. Shkaku i vetëm që ata përmendën për largimin nga vendi ishte papunësia.

“E dini edhe ju pse ne po largohemi. Unë jam i ri dhe jam i të papunë, nuk e di çfar mund të pres ende nga ky shtet, shpresa e fundit për ne është që të largohemi nga vend”, – deklaroi një i ri.

Përveç të rinjëve që po largohen jashtë shteti, për çdo ditë rritet edhe numri i të moshuarve,, ata si destinacion zgjedhin Gjermaninë për të punuar në ndërtimtari.

“Siç e shihni edhe vetë, nuk na jepen më shumë mundësi këtu. Unë jam i rritur kam familje, të gjithë presin nga unë, për këtë sdi çfar të them nuk jam i kënaqur nga ky shtet”, – thotë një tjetër qytetar.

“Nga rroga që marim këtu çfar të bëjmë sëpari herë, kemi fëmijë familje, duhet ta lëm vendlindje për të gjetur më mirë. Nuk kam koment”, – deklaroi një qytetar tjetër.

Nga qendra për punësim dhe gjuhë të huaja “Opportunity Macedonia”, për Almakos thonë se numri i të interesuarve për punësim jashtë vendit – është duke u rritur në vazhdimësi, ndërsa më së shumti duket se puna që kërkohet ka të bëjë me sferën e shëndetësisë.

“Interesi për punë jashtë shtetit është shumë i madh, 114 persona kanë aplikuar tashmë për t’u punësuar në Gjermani, ndërsa shumica prej tyre janë nga sfera e shëndetësisë. Kjo kuptohet ka të bëjë pak a shumë me atë që qendra jonë theksin e ofertave për punësim e ka tek sfera e shëndetësisë”, – thotë Elvira Memeti nga kjo qendër.

Ndryshe, deri më tani Institucionet përkatëse në Maqedoni nuk kanë të dhëna konkrete për numrin e sakt të të rinjve që migrojnë jashtë shtetit. Ndërsa, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore për Zhvillim Ekonomik, vetëm gjatë vitit 2013 nga Maqedonia janë larguar rreth 20 mijë banorë. Madje sipas hulumtimeve të organizatave joqeveritare që në focus kanë migrimin e të rinjve, thuhet se çdo i dyti i ri në Maqedoni dëshiron të largohet nga vendi./Almakos

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button