Aktuale

Iku koha e fshesës së dorës në Strugë — tani rrugët do fshihen me autofshesën!!!

Struga modernizon pastrimin e rrugëve: Komuna merr pajisje të reja për higjienë urbane dhe ajër më të pastër

Në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit – faza 2”, që realizohet së bashku me Ambasadën e Suedisë, UNDP-në dhe Komunën e Strugës, sot në komunë qëndroi për vizitë përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Gregorian.

Gjatë vizitës u krye edhe dorëzimi zyrtar i pajisjeve të reja, të blera me mjete të përbashkëta në kuadër të projektit:

  • një autofshesë moderne për pastrimin e rrugëve
  • një cisternë për larjen e rrugëve me kapacitet 8 m³

Kjo pajisje e avancuar do t’i mundësojë NP Komunale Strugë të rrisë dukshëm cilësinë e pastrimit, duke përmirësuar jo vetëm imazhin e qytetit, por edhe cilësinë e ajrit.

Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, dhe përfaqësuesi Gregorian zhvilluan një takim pune ku diskutuan mbi projektet ekzistuese dhe mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të tjera zhvillimore.

Ndërkohë, është rënë dakord që së shpejti të blihet edhe një cisternë më e vogël, 4 m³, e cila do të shërbejë për pastrimin e rrugëve të ngushta në qytet dhe në fshatra.

Struga po hedh hapa përpara drejt një standardi të ri të higjienës publike — dhe makineritë e reja janë vetëm fillimi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button