Struga do ti humb kompetenca për dhënien e plazheve me koncesion

Deri në fund të marsit ose fillim të prillit, shteti përfundimisht Strugës dhe Ohrit do ua marrë kompetencat në pjesën e dhënies me koncesion të plazheve. Ministri i Transportit Goran Sugarevski, nga Ohri tha se kjo do ndodhë pasi deputetët ta miratojnë ligjin e ri për tokë ndërtimore i cili në procedurë në Kuvend futet për një javë.

“Për shkak të të gjitha problemeve që autoritetet lokale qartë se nuk mund t’i zgjidhin, shteti vlerëson se këtë mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”. – theksoi Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Për reagimet e shumta të qytetarëve dhe organizatave për ndërtime në bregun e Liqenit në Strugë, Sugarevski tha se disa herë Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë ka bërë kontrolle të jashtëzakonshme dhe ka përgatitur vendime. Për këtë është informuar edhe komuna e Strugës.

“Nëse bëhet fjalë për komunat, ato kanë inspeksione ndërtimore dhe nëse ato nuk veprojnë, vepron inspektorati shtetëror. Në rastin konkret komuna patjetër të veprojë, nëse jo vepron organi tjetër”.  –tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe LidhjeveStrugaLajm

Nga komuna e Ohrit thonë se autoritetet lokale kanë hasur në vështirësi në menaxhimin me plazhet. Thonë se në këtë mënyrë do të largohen edhe ndikime të caktuara lokale që kanë qenë deri tani.

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...