Ilir Meta shpërthen ndaj Edi Ramës: Ore qen bir qeni, këlysh Blloku, të bëj që të mos kesh vrimë të futesh

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar keq ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ç’kërkon Ilir Meta, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor”. kjo deklaratë të kryeministrit Edi Rama dje në parlament, Ilir Meta e shikon si mesazh kërcënues nga kreu i qeverisë, ndërsa gjen edhe kush fshihet pas.

“Është një kërcënim që ai ë bën për llogari të armiqve të Shqipërisë që janë të shqetësuar se po ua prish, çmontoj të gjitha planet, nga kapja totale e reformë në drejtësi nga lojërat me kufijtë e Kosovës, këtu ka një pengesë që do ta ketë deri në fund. E kam për kënaqësi të bie dëshmor” tha Meta te Zonë e Lirë.

“Një luan nuk trembet nga një lepur. Lepuri është zënë në çark dhe është marrë peng. Del e thotë ‘jam krenar për babain tim’. Për çfarë është krenar ai, që Kristaqi ka varur Havzi Nelën. Pse çfarë e kishte të atin ai qen bir qeni? E kishte gjë partisan? More jam Ilir Meta unë, se del e thotë aty që ka dalë të shpërndajë dekorata.StrugaLajmStrugaLajm

Pse kush është Vojo Kushi? Vojo Kushi sot është President. Do ketë 3 milionë Vojo Kushë në shesh.StrugaLajm

Je i marrë peng nga Soros-i. Most ë bëj të nxjerr dhe emra analistësh që marrin para nga Soros. Ore këlysh Blloku. Unë të bëj që të mos kesh vrimë të futesh në Shqipëri.”-u shpreh ai.

Presidenti në studion e emisioni “Zonë e Lirë” tha se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara.

“Mos guxo të provokosh trazira në Shqiperi me SOROS dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet. Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë. Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”,- tha kreu i shtetit.

In : Aktuale

Loading...
loading...