Ilir Mustafai, Bashkim Hoxha, Ilir Dalipi ,Ajri Kaçenija mërgimtar nga Struga dhe Ohri drejt vendlindjes me bicikletë nga Zvicra (Foto)

Katër mërgimtar nga Struga dhe Ohri me banim në shtetin alpin kanë filluar një udhëtim me bicikletë nga Zvicra për në vendlindje në Strugë itinerar cili finalizohet ditën e martë mëson strugalajm.com . Ilir Mustafai, Bashkim Hoxha, Ilir Dalipi ,Ajri Kaçenija janë nisur në udhëtimin e tyre të gjatë për në Maqedoni, duke kaluar nëpër disa shtete. Udhëtimi i tyre do të zgjasë 10 ditë dhe do të përshkojnë disa shtete duke filluar nga Zvicra, pastaj në Austri, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mali i Zi, dhe Shqipëri, deri në destinacionin e tyre, Strugën. Ata presin të mbërrijnë në destinacionin e tyre ditën e martë . Ky udhëtim përveçse sjell aventurë dhe eksperiencë të re për ta, gjithashtu do të sjellë edhe emocione të mëdha, duke iu dhënë mundësinë atyre të rikthehen në vendlindje me një mënyrë të jashtëzakonshme.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...