Aktuale
Imazhi viral/ Si mbahet radha për të hyrë në supermarket në Itali

Në Prato në sheshin në hyrje të një supermarketi është shkrepur një fotografi mbresëlënësë.
Njerëzit kanë zënë rradhë në pritje duke qëndruar në një distancë dhe rregull sikur të ishin kinezë.
Fotografia është shkrepur dje rreth drekës, dhe ka hyrë tashmë në histori. Mijëra foto të ngjashme po qarkullojnë këto ditë, disa me të vërtetë të bukura.
Kjo është fotografia e ditës, mbase e vitit, imazhi që më së miri dhe më shumë nga të gjithë deri më tani ka arritur të përmbledhë realitetin e këtij momenti historik.
Është marrë nga një person i zakonshëm, që nuk është një fotograf profesionist nga Prato, nga një dritare me pamje nga sheshi pranë supermarketit, Esselunga.