Imer Imeri: Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja

 

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë komunal nga Aleanca për Shqiptarët, Imer Imeri në takimet e realizuara me qytetarët e Strugës është shprehur optimist rreth rezultatit të 15 Tetorit. Sipas tij, duhet mobilizim maksimal i strukturave, por edhe i gjithë qytetarëve që Struga të mbesë në duar të sigurta.
” Ju jeni ata që vendosni se a do ta lini Strugën në duar të sigurta apo do t’ua dorëzoni atyre që e kanë dëshmuar të kundërtën. Në Strugë ka vetëm një kandidat serioz dhe ai është Ziadin Sela. Sakrificën që Ziadini e bëri për ne, është radha jonë që t’ia kthejmë. T’ia kthejmë me votë plebishitare, për ta vazhduar ndryshimin e Strugës dhe jo vetëm”- u shpreh ndër tjera Imer Imeri nga Aleanca për Shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët në Strugë sot realizoi takime me banorët e Podgorcës ku shpërndau ofertën për 4 vitet e ardhshme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...