Imer Imeri pyet Ramiz Merkon për rrugën njëkahëshe :Çfarë fitove nga gjithë ky inat ndaj shumicës dërmuese të qytetarëve të Strugës?

Të nderuar qytetarë,
Kur Ramiz Merko me shokë, shkelën vullnetin e qytetarëve dhe për kënaqësi personale, vendosi që ta mbyllë rrugën kryesore hyrëse në Strugë, ne ju premtuam se kjo nuk do të kalojë. Ju premtuam se do të bëjmë ç’mos, duke i përdorur të gjitha mundësitë ligjore që ta rikthejmë regjimin dykahësh të komunikacionit në këtë rrugë. Ashtu edhe ndodhi.
Me inciativën e këshilltarëve të Aleancës së Strugës dhe me përkrahje edhe nga pjesa më e madhe e këshilltarëve tjerë, në dy raste e rrëzuam poshtë vendimin e Ramiz Merkos dhe ortakëve të tij. Por ai, duke e konsideruar qytetin si pronë të vetën, shkeli të gjjtha kompetencat e tij, të gjitha dispozitat ligjore dhe vazhdoi inatin e tij, kundër gjithë qytetarëve të Strugës.
Për këtë arsye, vazhduam të kërkojmë atë që na takon edhe duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore në institucione e inspektorate përkatëse. Rezultati final erdhi nga institucioni më i lartë i shtetit, Gjykate Kushtetuese. Beteja jonë e përbashkët, U FITUA!

Por, meqë sonte komunikacioni në këtë rrugë veçmë ka filluar të zhvillohet në dy drejtime, atëherë po e pyesim Doktor Ramizin.
Çfarë fitove nga gjithë ky inat ndaj shumicës dërmuese të qytetarëve të Strugës?
Në barrë të kujt shkuan gjithë ato harxhime për ta përgatitur rrugën, njëherë në njëkahëshe e tani në dykahëshe?StrugaLajm

E dimë se për buxhetin e qytetarëve nuk iu bëhet vonë, por kjo do të jetë temë në një ditë të ardhshme!StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët – Strugë
Imer Imeri, kryetar i degës

In : Aktuale

Loading...
loading...