Emra për ministra tashmë janë propozime të mbyllura nga kryesitë e ngushta partiake dhe se ato po ruhen nga liderët e tyre të partive të shumicës parlamentare të përbërë nga LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. BESA ende është në mëdyshje se a do të jetë pjesë e Qeverisë. Por një vendim të tillë e ka edhe Aleanca për Shqiptarët, pasi që siç mëson INA, kjo parti mund ti jap mbështetje Zaevit, por duke mos qenë pjesë e formacionit qeverisës.
Në koluaret partiake po qarkullojnë disa emra për ministra, ndërsa INA mëson disa prej emrave të ekipit dhe se si do të duket kabineti i Zaev.
Kryeministër: Zoran Zaev
Zv/kryeministra: Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançevski, Izet Mexhiti, BESA ose Aleanca ?
Ministër i MPB: Oliver Spasovski
Ministër i drejtësisë: Agim Nuhiu
Ministër i jashtëm: Nikolla Dimitrov
Ministër i Ekonomisë: Rexhail Ismaili
Ministër i Bujqësisë: Lupço Nikollovski
Ministre e Punës dhe Politikave Sociale: Frosina Remenski
Minister i Shendetësisë: Arben Taravari ose BDI
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Adnan Jashari
Ministër i Pushtetit Lokal: LSDM ose Aleanca – BESA
Ministër i Ambientit Jetësor: LSDM
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës: BDI ose Aleanca- BESA
Minister i Transportit dhe Lidhjeve: Aleksandar Kiracoski
Minister i Kultures: Qëndrim Rijani
Si dhe emra të tjerë për ministra pa portofol (INA)