INA: Zaev e do Selën në Qeveri, sinjale nga LSDM?!

Kryeministri Zoran Zaev dëshiron që Aleanca për Shqiptarët të ngelet në Qeveri, duke përfshi edhe
një parti tjetër shqiptare të opozitës.
Një zyrtar i LSDM i tha agjencisë së lajmeve INA se kryeministri Zaev dëshiron që ASH të ngelet në
Qeveri, duke respektuar këtë parti e cila i dha mbështetje në ditët e para të vështira të formimit të
maxhorancës së re, që coi në rrëzimin e regjimit të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.
“Po në kuadër të bisedimeve që pritet të rifillojmë gjatë periudhës së ardhshme, kryeministri do të
takohet me të gjithë liderët e partive më të vogla shqiptare, duke mos përjashtuar edhe ASH-në. Ju e
dini se Zaev në deklaratën e fundit pas largimit të ASH kishte thënë se e lë të hapur derën e
bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes. Deri tani nuk ka asgjë konkrete, po shohim se dy krahët e
Besës tanimë janë në garë se kush do të hyjë në Qeveri”, theksoi për INA, funksionari i lartë i LSDMsë.
Qeveria deri tani nuk ka shkarkuar zv/ministrat nga radhët e ASH-së, por edhe funksionarë të tjerë,
sic ëshë sekretari shtetëror për drejtësi. Po ashtu mbetet hapur edhe posti i zv/kryeministrit për
reforma, që i ishte ndarë ASH-së, por që ishte refuzuar nga kjo parti, pasi që nuk iu dha Ministria e
Shëndetësisë. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...