BLENDI PETROL
Aktuale

INA:PDSH dhe BESA e Gashit, pjesë e Qeverisë

PDSH dhe Lëvizja BESA e krahut të udhëhequr nga Afrim Gashi do të jenë pjesë e Qeverisë dhe se për këtë sot kanë përfunduar bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev.

Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime qeveritare, të cilët theksojnë se janë finalizuar negociatat për zgjerimin e koalicionit qeverisës dhe se jashtë do të mbetet Lëvizja BESA e Bilall Kasamit.

Një burim qeveritar i tha INA-s se bisedimet janë finalizuar dhe se ditëve në vijim do të zhvillohen bisedimet për ndarjen e resorëve ministrore. BESA e Gashit dhe PDSH pritet të udhëheqin nga një resor ministror. Kryeministri Zoran Zaev ditëve të fundit paralajmëroi se deri në festat e majit do të mbyllen bisedimet për zgjerimin e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button