Aktuale
Incident në Kërçovë,plagoset kandidati Alit Abazi

Para pak çastesh në Kërçovë ka ndodhur një aksident me armë zjarri me ç’rast i plagosur ka mbetur kandidati i pavarur Alit Abazi. Alsat mëson se përveç Abazit gjatë incidentit është plagosur edhe Shefi i shtabit të tij Destan Abdiu.
Abazi si kandidat i pavarur ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, apo si bartës të listës të këshilltarëve komunal. Ai ato i ka deponuar në Komisionin komunal zgjedhor dhe më pas edhe kanë marrë verifikim se mund të marrin pjesë në zgjedhje.