INCIDENTI TE SHESHI SKËNDERBEU, FILLOJNË SHKARKIMET E PARA NGA DETYRA

Drejtori Zudi Enuzi është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena Komunale- Shkup, pas incidentit të armatosur që ndodhi sonte në sheshin Skënderbeu mes vëllait të tij dhe disa protestuesve.

Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimi i tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve tanë. Politika po merr vrull dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në profesionalizmin e drejtimit të institucioneve.
Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës.”
– thuhet në njoftim.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...