Iniciativë në Zvicër që çdo qytetari ti dhurohen nga 7 mijë e 500 franga

Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF. Një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar zviceran 7500 CHF është nisur në Zvicër.

Sipas planit, nga banka kombëtare e Zvicrës do të kërkohej të paguante 7,500 franga për çdo qytetar me nënshtetësi zvicerane.

E njohur si ‘Iniciativa e Parave të Helikopterit’, paratë do të transferoheshin tek çdo qytetar zviceran – përfshirë fëmijët.

Në zbatim të rregullave të drejtpërdrejta të demokracisë në Zvicër, nëse organizatorët marrin 100,000 nënshkrime, çështja do të hidhet në votim.

Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF.

Paratë duhet t’i paguhen secilit qytetar më pak se një vit pas referendumit dhe do të vijnë nga paratë e shtypura rishtas, raporton media zvicerane Watson, përcjell albinfo.ch.

Loading...
loading...











Loading…


loading…