Aktuale

Inspektori që atakoi Ademin,Nuhiun,Emrulin ulet në detyrë

Alsat mëson se drejtori i Inspektoratit të Arsimit Tome Spirovski mori vendim që ta ulë në detyrë inspektorin Gjorgji Ilievski.

Vendimi u mor pas kërkesës së komisionit disiplinor i cili konstatoi një javë më parë se Ilievski ka keqpërdorur funksionin e tij në kryerjen e detyrës zyrtare dhe se ka shpërdorur informata të besueshme.

Sipas informatave që siguroi ALSAT, arsyet për këtë vendim të drejtorit të Inspektoratit mbështeten së pari në rrëzimin e vendimeve të marra nga inspektori në Komisionin e Shkallës së Dytë, si dhe në faktin që inspektori nuk ka dhënë asnjë kundër-argument përballë komisionit disiplinor të cilët zbuluan lëshimet e Ilievskit.

Rastet e ngritura nga inspektori po shqyrtohen edhe nga Komisioni Antikorrupsion, institucion ky nga i cili thonë se po punojnë dhe se shumë shpejt do të dalin me konstatime lidhur me to.

Në fokus të lëndëve janë titujt e marrë nga profesorët Ademi, njëkohësisht ministër i Arsimit, profesori Agim Nuhiu njëkohësisht zv.minister i Punëve të Brendshme si dhe profesorit Safet Emruli, drejtor i Entit për Pronësi Industriale, si dhe angazhimi i tyre në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Emrat e zyrtarëve u përdorën publikisht nga Ilievski dhe një gjë e tillë e çoi atë në përgjegjësi para Komisionit Disiplinor.

Ndërkaq, edhe revizioni i jashtëzakonshëm i Inspektoratit të Arsimit kreu inspektime në Universitetin e Tetovës, duke hedhur poshtë akuzat e Ilievskit./alsat/

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button