Aktuale
Interesimi i madh i shqiptarëve për tu bërë pjesë e LR PDSH-së
LR PDSH, tani më ka filluar konsolidimin dhe rikonstrumin e disa degëve dhe nëndegëve të saja. I gjithë ky mobilizim po bëhet për të qenë sa më të pregaditur në ciklet e ardhshme zgjedhore, si dhe nga interesimi i madh i shqiptarëve për tu bërë pjesë e LR PDSH-së.
I informojmë të gjithë përkrahësit dhe të interesuarit që duan tanimë të jenë antarë të LR PDSH-së, tju bashkangjiten proceseve zgjedhore që mbahen brenda nëndegëve dhe degëve të LRPDSH, duke qenë të batabartë me antarët ekzistiues në të gjitha procedurat zgjedhore brenda partiake.
Poashtu i informojmë të gjithë antarët e rinjë që janë të shumtë, të cilët janë antarësuar në mënyrë elektronike nëpërmjet webfaqes : reformapdsh.com se duhet të riantarsohen edhe në menyrë të drejtpërdrejt ne nëndegët dhe degët përkatëse nga gravitojnë me qëllim të një evidence dhe azhurimi cilësorë.
LR PDSH ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë të interesuar të bëhen pjesë e subjektit tonë, atyre që nuk janë të përcaktuar politikisht si dhe atyre që kanë qenë pjesë e subjekteve tjera politike, që antarsimi i tyre në LR PDSH do ta forconte ende me shumë rolin politik dhe kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.