LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Intervenim i Suksesshëm në Dializën e Strugës:I nxierrin gurë të mëdhenj nga fshikëza urinare

Në repartin urologjik të Strugës, një pacientë 45-vjeçare nga Ohri ka kaluar me sukses një intervenim kirurgjik për nxjerrjen e gurëve të mëdhenj nga fshikëza urinare. Ky është një ndër operacionet më të vështira dhe të rëndësishme të kryera në këtë repart, pasi një prej gurëve që u nxor ishte ndër më të mëdhenjtë që janë hequr nga fshikëza urinare gjatë 30 viteve të fundit.

Ky operacion tregon edhe njëherë përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit të repartit urologjik të Strugës, i cili ka demonstruar vazhdimisht një nivel të lartë të aftësive mjekësore. Ky repart ka arritur të bëhet një qendër rajonale e shëndetësisë, duke ofruar shërbime të specializuara për pacientët nga të gjitha qytetet e rajonit jugperëndimor dhe më gjerë.

Në këtë sukses, roli i ekipit të anestezisë ka qenë po ashtu kyç, duke siguruar kushte të përshtatshme për zhvillimin e procedurës dhe sigurimin e mirëqenies së pacientit gjatë ndërhyrjes.

Ky intervenim kirurgjik është një dëshmi tjetër e angazhimit të pandërprerë të këtij reparti për të ofruar shërbime të nivelit të lartë dhe për të ndihmuar pacientët që kërkojnë trajtim dhe kujdes mjekësor.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button