Intervista/Lulzim Nasufi dhe LN-Architects shënon 25 vite pune:Ja cfarë i nevojitet Strugës


Artitekti i njohur strugan, Lulzim Nasufi, i cili përndryshe është drejtues i studios projektuese LN-Architects bën 25 vjet aktivitet.Me këtë rast strugalajm.com zhvilloi një bisedë me zotin Nasufi.


Strugalajm.com:25 vjet aktivitet si do ti përkufizoje?


Lulzim Nasufi -LN Architects: Fillimisht ju faleminderit për interesin tuaj dhe mundësinë e krijuar me këtë intervistë, mbase intervistë e këtillë do të ishte shumë më domethënëse nëse do të ishte drejt-për-së drejti, por përsëri ju faleminderit dhe do të ju lutesha që në fillim të më kuptoni që përgjigjet do ti arsyetoj në dy drejtime, duke marë parasysh faktin se këtë vit po i mbush edhe 24 vite punë në arsim, pasi punoj në SHMK ,, NIKO NESTOR ,, – Strugë, vec 25 viteve punë në sferën e projektimit dhe ndërtimit të objekteve.
Por përkufizmi është i njëjt në të dy drejtimet, sepse principet e punës edhe pse me kalimin e kohës mund të jenë rindërtuar, qëllimet kanë qenë të njejta, shumë ambicje, shumë punë, seriozitet në cdo angazhim, që jo vetëm të bëjmë punën për çka paguhemi, por edhe të krijojmë breza të rinj të teknikëve te arkitekturës, që më vonë do të jenë arkitektë të ardhshëm, dhe të vëndojmë në lëvizje tiparet e projektimit dhe ndërtimit të objekteve të natyrave të ndryshme, në një mjedis që e kemi pasur shumë lehtë të sqarojmë profesionin si inxhinjer por vështirë punën e një arkitekti. Në këtë rrugëtim normal se ka pasur edhe momente të këndshme, por në disa raste edhe momente që lënë për të dëshiruar.

Strugalajm.com :Cfarë do të beje ndryshe nëse do të kishe mundësi të ktheheshe në kohë?StrugaLajm


Lulzim Nasufi -LN Architects : Ndryshe…?!, – në shkollën e mesme shpesh herë bisedojm edhe me kolegët e kabinetit, se cfarë mund të kishim bërë ndryshe, krahas angazhimit që nxënësit të dijnë sa më shumë, të mësojnë sa më shumë duke ditur se çfarë i pret nesër kur do të dalin në treg, ndoshta më shumë do të duheshte të merremi me sinqeritetin, zellin për punë, respektin dhe humanizmin në mes tyre dhe njerëzimit në përgjithësi, luftën ndaj korrupsionit se kjo qështje duhet të trajtohet që në shkolla, sidomos në shkollën e mesme, kurse në sektorin e projektimit dhe ndërtimit të objekteve, që si aktivitet e kemi nisur me shumë vështirësi në aspektin ekonomik, nëse këthehemi në kohë, ndoshta mund të kisha qënë më i guximshëm në gjykimet ndaj disa dukurive negative dhe destruktive, por nuk është vonë asnjëherë që ndaj të njëjtave të angazhohemi dhe të diskutojmë, poashtu e shoh te nevojshme që prej më herët ti aplikojmë disa metoda dhe teknika të punës, por normal në këtë periudhë kohore kaq të gjatë disa gabime nuk do ti kisha bërë.

Strugalajm.com :LN dhe ju si arkitekt në këto 25 vjet keni projektuar shumë ndërtime në Strugë,ku ka dështuar dhe shkëlqyer ky sektor?


Lulzim Nasufi -LN Architects : Dështimin dhe shkëlqimin e këtij sektori, përsëri përgjigjen do ta ndaj në dy sfera, dhe atë, si arkitekt profesor ne shkollën e mesme sa i përket dështimit, mendoj se u përgjigja më lartë, ndërsa tek shkëlqimi i këtij profesioni, unë sot mburrem se pas 24 viteve punë në arsim së bashku me koleget e mi, profesoresha Erijeta Xhumkar, profesor Verdat Kolonja, dhe disa kolegë të tjerë kalimthi në atë kabinet, ne më sot jo vetëm që e kemi të lehtë të sqarojmë aktivitetin e një arkitekti, por tani ne të gjthë e dimë se Struga ka një numër shum të madh të arkitekteve që punojnë dhe veprojnë në Strugë, në qytete të tjera të RMV, por edhe në Austri, Gjermani, Shqipëri, Suedi, Itali, Zvicër, SHBA, etj, dhe të më falin arkitektët tjerë nëse ndonjë shtet nuk përmenda. Kurse në pjesën e projektimit gjatë këtyre 25 viteve, ku kam punuar fillimisht në kompaninë ,, KONDRI INXHINJERING ,, pastaj si arkitekt privat, themelues i kompanisë ,, ART PLANET ,,, dhe nga viti 2011, edhe themelues i kompanisë ku akoma jam duke punuar ,, LN PROJEKTE ,, – Strugë, në pjesën e dështimeve dhe shkëlqimit të këtij sektori, ka shumë se për çfarë të flitet, por pasi jemi në kohë manifestimi të punës tonë, ta lëjmë këtë përgjigjë në një rast tjetër.StrugaLajm

Strugalajm.com :Ku do të duhet të jetë LN-ARCHITECTS pas 25 vjetësh?


Lulzim Nasufi -LN Architects :Synimi i LN ARCHITECTS, në 25 vitet e ardhshme..?, – Unë besoj shumë në stafin punues të mrekullueshëm, tek Guximtari, Blertoni, tek Fisniku, Zorani, dhe shpresoj shumë që në 25 vitet e ardhshme, të rris profesionalizmin në punë, të rris numrin e të punësuarve, të zgjeroj veprimtarinë duke hyrë edhe në pjesën e ndërtimit të objekteve, të marr pjesë në konkurse profesionale të arkitekturës kombëtare dhe ndërkombëtare, të kryej shërbime sa më profesionale, …

Strugalajm.com :Po Struga në cfarë drejtimi duhet të eci?

Lulzim Nasufi -LN Architects : Tani në këtë pyetje cdo kush do të përgjigjeshte ndryshe, por me kushtin që të vihet në funksion shteti i së drejtës, zbatimi i ligjit, të ulet korrupsioni, të vihet në funksion parimi i meritokracisë, ku të gjitha këto ne mund ti bëjmë, unë thellësisht në vete besoj se Struga ka perspektive dhe të ardhme të mirë, dhe për këtë bazohem në faktin e te qënurit Qytet buzë liqenit të Ohrit, afër aeroportin të Ohrit, Qytet kufitar me Shqipërinë me një zhvillim dinamik, një diasporë qe gjatë gjithë kohës është e preokupuar të paktën deri më tani me vendlindjen, tani më vec presim që edhe korridorin 8, pasi po paralajmërohet, që kur do të vihet në lëvizje patjetër do të këtë impakt pozitiv për Strugën, më bënë që të besoj se Struga nuk do të mbesë ,, zorrë – qorre ,,.
Që e gjitha kjo të vihet në proces zhvillimi dhe lëvizje, Strugës i nevojitet Miratimi sa më shpejt i Planit Themelore Urbanistik të Qytetit të Strugës, Ndryshimi i një sërë Planeve Detale Urbanistike të cilët për shumë vitë kamë mbetur pa ndryshime, edhe pse koha është shumë dinamike, dhe Struga ka specifikat e veta si qytet Turistik, pra cdo gjë mvaret nga ne, sa do të jemi ne funksion te detyrës dhe punës.

Ju Faleminderit edhe nje herë, dhe të gjithë patçit jetë të gjatë dhe shendet të plotë!

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...