Intervista/MENDI QYRA, njeriun i cili i dha frymë futbollit në qytetit e Strugës

‼ INTERVISTA E FUNDVITIT ME NJERIUN NUMËR 1 TË F.C. Struga, MENDY QYRA ‼

➖ Intervista e fundvitit me njeriun numër 1 të Struga Trim Lum, MENDY QYRA, njeriun i cili i dha frymë qytetit të bukur të Strugës, duke bërë që përmes klubit të tij futbollistik ky qytet të njihet edhe si qytet i sportit, qytet i futbollit, një ndër sporteve më të dashura tek të rinjët, por edhe grupmoshave më të vjetra.

1) Sa jeni i kënaqur fillimisht nga stinori vjeshtorë, por në përgjithësi edhe nga viti 2021? Sa jeni

🗣 Si ekip i ri, FC Struga Trim Lum me suksesin që ka arritur, gjithsesi na ka bërë krenar jo vetëm ne, por, tërë Strugën dhe jo vetëm! Si ekip i ri gjithsesi ka pasur edhe oshilimet e veta nganjëherë edhe pasiguritë e mundshme, por në përgjithësi ekipi qëndron mirë dhe jep shpresë për një rritje e siguri më të madhe. Pa diskutim që kjo na bën krenar dhe optimist për të ardhmen.

2) Vitin që lamë pas Struga Trim Lum regjistroi suksesin më të madh në histori. Për herë të parë luajti në Europë. Mendoni se një gjë të tillë si skuadër do e përsërisim sërish?

🗣 Po patjetër që ekipi duhet ta përsërisë suksesin e vitit të kalur për të dalur në arenën ndërkombëtare, pse jo për të pasur edhe një vazhdim në atë kompeticion. Kurse kushtet marrur në përgjithësi na diktojnë mobilizim të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe synimi ynë, por jo vetëm i yni, i trajnerit, i çunave që lozin, i dashamirëve të fudbollit si në Strugë po ashtu edhe jashtë saj, sepse tani kemi fansa edhe nga Shqipëria, Kosova, Diaspora etj.

3) Cila është rruga më e kapshme e Struga Trim Lum për të arritur Europën. Përmes kampionatit apo përmes Kupës, duke pasur parasysh se neve do luajmë në gjysmëfinale?

🗣 FC Struga Trim Lum tani ka dy pista për ta realizuar objektivin, njëra nëpërmjet kupës ku veç jemi në gjysmëfinale, pista tjetër nëpërmjet kampionatit. Mundësitë janë reale, sepse edhe pushimi do të jetë i mirëseardhur. Por, gjithsesi nuk do të jetë lehtë nëse nuk ka një angazhim të sforcuar.

4) Me juve në krye Struga Trim Lum për shpejtë kohë u bë ndër skuadrat më të respektuara në vend. Mos të harrojmë jeni themeluar vetëm në vitin 2015-të, ndërsa brenda 6 viteve, juve tashmë po zhvilloni edicionin e tretë në mesin e më të mirëve, e për më tepër provuat edhe arenën ndërkombëtare. Na thoni si e arritët një gjë tillë?

🗣 Të arriturat erdhën si rezultat i sponzorimit të vetëm me forcat tona, me angazhimin e dy fëmijëve të mi, Trimit dhe Lumit, drejtuesve të klubit përfshirë këtu edhe trajnerin bashkë me çunat e mrekullueshëm si dhe familja e ime.

5) Ku e shihni Struga Trim Lum në 5 vitet e ardhshme?
🗣 Në një nivel më të avuncuar dhe me cilësi për të konkuruar në kategorinë e parë, po pse jo edhe synimi i kreut të tabelës.

6) Po këtë edicion, ku e shihni Struga Trim, në cilën pozitë mund ta përfundojë kampionatin?

🗣 Ne synojmë arenën ndërkombëtare, shpresoj do ia dalim.
7) Pason pauza dimërore, futbollistët janë në pushime të merituara. Juve disa netë më parë shtruat një darkë për gjithë stafin, çfarë ju thatë dhe çfarë i premtuat stafit teknik? Mund të shohim ndonjë emër bombë gjatë merkatos së janarit, apo një gjë të tillë do e kishit lënë për në verë, aty kur edhe zyrtarisht do mësojmë nëse do luajmë, ose jo në Europë?

🗣 Gjithsesi përforcimet nuk do të mungojnë që ekipi të etablohet dhe të arrim objektivin, përfundoi numri një i Struga Trim Lum, Mendy Qyra, i cili foli edhe rreth ndihmës eventuale të institucioneve, qoftë ato komunale, apo edhe institucionale.

Ai madje ftoi të njëjtat që sa më shumë të ndihmojnë sportin, pasi është baza e shëndetit të të rinjëve.

🗣 “Kur jemi tek ndihmesa institucioneve duhet thënë: Për fat të keq prej themelimit të Klubit që 6 vjet jemi të vetmit në RMV që në asnjë formë qoft materiale, apo logjistike nuk kemi pasur ndihmë nga institucionet komunale siç bëjnë komunat tjera, që në një formë apo në një formë tjetër ndihmojnë. Biles ne edhe stadiumin e qytetit ku lozim edhe stadiumin e fshatit Ladorishtë e paguajmë pa kurrëfarë favori, përkundër asaj që FC Struga Trim Lum bën krenarë qytetin e Strugës me po të njejtin emër, si brenda vendit po ashtu edhe jashtë.

🗣 Për fund më lejoni që viti 2022 të na sjelli fat me fitore e plot suksese ,e mbi të gjitha shëndetë, kurse institucioneve iu bëj thirrje le ta kthejnë kokën më shumë nga sporti i cili është baza e shëndetit të të rinjve!”.
F.C. Struga ❤🤍


➖ Годишното интервју со човекот број 1 нга Струга Трим Љум, МЕНДИ ЌИРА, човекот кој му даде здив на прекрасниот град Струга, правејќи преку својот фудбалски клуб овој град да биде познат како град на спортот, град на фудбалот, еден од најпопуларните спортови кај младите, но и кај повозрасните.

1) Колку првично сте задоволни од есенскиот дел, но воопшто и од целата 2021 година?
🗣 Како млад тим, ФК Струга Трим Љум со успехот што го постигна не направи горди не само нас, туку и цела Струга и не само! Како млада екипа, секако дека понекогаш имаше и свои осцилации и можни неизвесности, но генерално тимот стои добро и дава надеж за поголем раст и сигурност. Без сомнение, ова не прави горди и оптимисти за иднината.

2) Годината што ја оставаме зад нас, Струга Трим Љум го забележа најголемиот успех во историјата. Првпат играше во Европа. Мислите дека како тим едно такво нешто ќе повториме пак?
🗣 Да, тимот мора да го повтори успехот од минатата година за да излезе на меѓународна сцена, зошто да не, да има и продолжение во таа компетиција. А условите, ако ги превземеме генерално, диктираат силна мобилизација. Токму тоа е нашата цел, но не само нашата, туку и на тренерот, на нашите момци кои играат, љубителите на фудбалот во Струга, но и надвор од неа, затоа што сега имаме симпатизери и од Албанија, Косово, Дијаспората итн.

3) Кој е попристапниот пат на Струга Трим Лум за да стигне до Европа. Преку првенството или преку Купот, со оглед на тоа што ние како клуб ќе играме и во полуфинале?
🗣 ФК Струга Трим Љум сега има две патеки за остварување на целта, едната преку купот каде веќе сме во полуфинале, другата патека низ првенството. Можностите се реални, бидејќи и одморот ќе биде добредојден за екипата. Но, и онака нема да биде лесно ако нема принудна посветеност.

4) Со вас на чело, Струга Трим Љум брзо стана една од најценетите екипи во државата. Да не заборавиме дека сте основани само во 2015-та година, додека за 6 години, вие веќе по трет пат играте меѓу најдобрите, а згора на тоа се испробавте и на меѓународната сцена. Кажете ни како постигна такво нешто?
🗣 Достигнувањата дојдоа како резултат на нашето спонзортство, со нашите сили, кое воедно е и единственото спонзорство, со голема посветеност на моите две деца, Трими и Љуми, челните луѓе на клубот, вклучувајќи го тука и тренерот, прекрасните момчиња и моето семејство.

5) Каде ја гледате Струга Трим Љум во следните 5 години?
🗣 На понапредно и поквалитетно ниво во првата лига, а зошто да не и на самиот врв на табелата.

6) А на овогодинешното издание, каде ја гледате Струга Трим Љум, на која позиција може да го заврши првенството?
🗣 Ние целиме на меѓународната сцена, се надевам дека ќе успееме.

7) Следува зимската пауза, фудбалерите се на заслужен одмор. Вие пред неколку дена приредивте вечера за целиот персонал, што им кажавте и што им ветивте на техничкиот тим? Можеме ли да бидеме сведоци на некоја бомба во јануарскиот преоден рок, или пак такво нешто би оставиле за на лето, кога и официјално ќе дознаеме дали ќе играме или не во Европа?
🗣 Секако, засилувањата нема да изостанат, се со цел за тимот да се формира и да стигне до целта” – кажа бројот еден на Струга Трим Љум, Менди Ќира, кој зборуваше и за евентуалната помош на институциите, без разлика дали се работи за општинска или институционални.

🗣 Тој дури ги повика и двете да го помогнат спортот што е можно повеќе, бидејќи тоа е основа на здравјето кај младите.

🗣 “Кога сме кај помошта на институциите, треба да се каже: За жал, од формирањето на Клубот веќе 6 години, можам да кажам дека сме единствени во РСМ кои во каква било форма, било материјална или логистичка, не сме имале помош од општинските институции, како прават другите општини, кои во една или друга форма им помагат на спортските клубови. Дури и градскиот стадион каде ги играме натпреварите, и он во село Љадоришта ги плаќаме, и покрај тоа што ФК Струга Трим Љум го прави градот Струга горд со истото име, како во нашата земјат, така и во странство.
🗣 За на крај дозволете ми да 2022 година да ни донесе среќа со победи и полни успеси, а пред се здравје, а истовремено ги повикувам институциите повеќе да ја вртат главата накај спортот, кој е основа на здравјето кај младите!“
F.C. Struga ❤🤍

Loading...
loading...











Loading…


loading…