Muhamet Borova
Kur ekzisenca e njeriut është e rezikuar dhe kur nuk ka alternativë tjetër për të mbijetuar individi me ndërgjegje dhe ndjenjën e turpit mund ti nënshtrohet lypjes.
Shumica e lypësve jetojnë si të varfër të cilët kanë shumë para.Lypjen e kanë si ves, sepse armik e kanë punën.Fitimi i parave është i ëmbël, edhe kur ato para vinë nga lypja.Për lypësit paraja është çdo herë aty,por ndryshojnë duart që atë e japin.Lypësit mbajnë llogari vetëm për parat e mbledhura dhe jo për parimet morale. Lypësit “komercial” nuk kanë ideale në jetën e tyre, përveç lypjes të organizuar pa pikë turpi. Struga vlon nga lypësit. Në Strugë kemi një “pyll” lypësish.Në çdo hap nga një lypës, i largohesh një lypësi , kur papritmas të afrohet tjetri. I gjëjmë kudo,në qendrën e qytetit,në restoran dhe kafiteri,te ura,te shëtitorja,bulevardi. U imponohen qytetarëve në mënyra më triviale duke i lodhur me vokabularin e tyre që i ngjanë një poezie elegjike.
Pra, struga këto ditë ka më shumë lypës se qytetar, më shumë lypës se turist. Lypësit në Strugë janë grupe që defilojnë me marëveshje mes tyre. Ato e kanë zgjedhur rrugën më të lehtë për të fituar para. Edhe njeriu më altruist kur i sheh gjithë ato lypës mashtrues dhe “xhambas” e humb ndjenjën e ngushëllimit.Për këto “lypsa” mashtrues që vinë prej komunave tjera dyert duhet të jenë të mbyllura. Etika e jetës kërkon që të fshihet loti prej syrit të njeriut që vuan ,por kjo nuk duhet të vlejë për lypësit e dyshimt që e kanë “pushtuar” Strugën. Goja dhe dora që e kanë bër shprehi lypjen asnjëherë nuk do të qetësohen. Nëse para këtij fenomeni social jo të hijshëm i mbyllim sytë edhe ambienti në qytet do të jetë jo i hijshëm!