BLENDI PETROL
Aktuale

Iseni në Strugë: Zyra të reja për shërbimet administrative në policinë Strugës

Iseni: Zyra të reja për shërbimet administrative në SPB Struga, krijojmë shërbime më pranë qytetarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, mori pjesë sot në Strugë në hapjen e ambienteve të reja të shërbimeve administrative të SPB Struga. Hapësirat e reja janë zhvendosur në ndërtesën e vjetër të komunës së Strugës, në rrugën “Marshal Tito”.

Nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë me komunën e Strugës dhe kryetarin e saj, u mundësua që zyrat e Seksionit të Shërbimeve Administrative dhe Seksionit të Armëve në Strugë të zhvendosen në ndërtesën e vjetër të komunës. Në këtë drejtim, MPB realizoi renovimin e katit përdhes për të siguruar kushte më të mira për punonjësit dhe qytetarët, me qëllim funksionimin normal të shërbimeve.

Kjo iniciativë vjen si një lehtësim për qytetarët e Strugës dhe rajonit, të cilët tani e tutje do të mund të realizojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre në një mënyrë më dinjitoze. MPB është e vendosur të ndryshojë plotësisht pamjen dhe mënyrën e funksionimit të shërbimeve administrative në të gjithë Maqedoninë, pasi këto shërbime janë, para së gjithash, fytyra e shtetit, theksoi zëvendësministri Iseni.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button