Iseni:Ja cilën drejtori do e udhëheq Jehona Sulejmani nga Ohri
Xhevat Iseni nga Shkupi është një ndër funksionarët më të guximshëm në qeverisjen e re. Si kryetar bordi i propozuar prej LSDM-së në Ndërmarrjen Publike për ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore-afariste, Iseni me kënaqësi për Gazetën Lajm ka kumtuar informacionin për shkarkimin e 11 drejtorëve të VMRO-DPMNE-së dhe emërimin e drejtorëve të rinj, ku potencon emërimin pas 11 viteve të një drejtoreshe shqiptare në Ohër.
“Sot kisha kënaqësi të veçantë të shkarkoj me një nënshkrim 11 drejtorë të VMROs dhe të emëroj 11 drejtorë të LSDM-së. Kisha kënaqësi të nënshkruaj edhe vendimin për emërimin e shqiptares nga Ohri, zonjës JEHONA SULEJMANI për drejtoreshë. PAas 11 viteve Ohri do të ketë drejtorsh shqiptare. Pa pengesë nga LSDM u lejua të avancoj këtë zonjë. Urime”, ka thënë Iseni.