Ish-komandant Hoxha: Kjo fotografi ka domethënie të madhe

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha gjatë luftës së UÇK-së ka komentuar fotografinë ku terroristët serb largohen nga Manastiri i Banjskës në periferi të Zveçanit, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Fotografi me domethënie të madhe e që nga shumë politikanë, mediume e banalistë po komentohet gabimisht. Të gjithë shprehin gëzimin se serbët po ja mbathin mbrapshtë dhe shpërdajnë foto të terroristëve të vrarë. Askush nuk shqetësohet, por në një formë shpreh gëzim ose kritika ndaj Policisë së Kosovës, se pse i la të tërhiqen shumicën e terroristëve serb”, thekson Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, terroristët serb janë të përgatitur mirë dhe mund të jenë të pranishëm edhe në lokacione tjera.

“A ju ka ra ndër mend se terroristët janë të përgatitur mirë, jo vetëm në këtë Manastirë, por edhe në shumë vende tjera. Policia e Kosovës duke e kryer punën me vigjilencë të madhe ka dashtë të ju jap një sulmë të befasishëm, por ata kanë reaguar vetëm me pararojet e tyre, e të tjerët terroristë ja kanë mbathur me vrap, duke i lënë stërvinat rrugës, o duke i mbajtur me vehte plagët. Ku e dini ju që ja fusni kot e kritikoni apo gëzoheni se nuk ka grupe tjera dhe armë në Kosovës që janë në gjendje gatishmërie për sulme. Këtë situatë mund të dij vetëm Qeveria dhe Policia e Kosovës.

Andaj, para se të gëzoheni ndihmone Policinë e Kosovës në mënyra të ndryshme, qoftë duke paguar gjoba për ta rritur buxhetin për arm dhe mbrojtje. Kjo është më mirë se sa të bëni sehir. Serbi vret dhe dhunon fëmijë e gra, të cilët i kemi parë ne të gjithë në luftrat e mëparshme. Serbi është tinëxar, i pa bëse dhe i pa mëshirshëm. Vetëm atëherë ku ta shoh se ka përball burra me armë, i ndalet turri. Lene rahat Qeverinë dhe Policinë e Kosovës të bëjnë punë e vet. Polici i cili u vra, Afrim Bunjaku, ishte në kryerje të detyrës për ta mbrojtur Kosovën dhe atdheun kundër terroristëve serb. Sikur 99 dëshmorët e UCK-së ashtu edhe polici i ndjerë e ka sot gradën e dëshmorit të kombit”, është shprehur ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...