Ishte me koronavirus shetitej në Ohër, policia i ngren padi

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës të “mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, SPB-Ohër ka ngritur kallëzime penale kundër D. A (44) nga Shkupi.

Më 13.03.2020, kur mbërriti nga Austri në Republikën e Maqedonisë, ai nënshkroi një deklaratë të izolimit, të cilën e shkeli më 20.03.2020, kur shkoi në një spital në Shkup për të kryer një test koronavirus.Pas konstatimit mjekësor se ishte pozitiv, ai nuk iu bind rekomandimeve mjekësore për izolim të rreptë, por shkoi në banesën e tij në Ohër. “Ai gjatë qëndrimit në Ohër lëvizte pa maskë mbrojtëse dhe doreza, dhe më 23 mars 2020, ai shkoi në ambientet zyrtare të një kompanie , pas së cilës ai mori stafin që të kryente shërbimin e kontraktuar në apartamentin e tij” tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB- Ohër.(Strugalajm.com) StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...