Ismail Jahoski deputet, Elsan Nurçeski u.d kryetar i komunës së Pllasnicës

Pas zgjedhjes së Ismail Jahoskit për deputet  ka mbetur i zbrazët vendi i kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe për një periudhë të caktuar funksionin e kryetarit të kësaj komune komfor ligjit për pushtet lokal do ta kryejë anëtari i Këshillit të kësaj komune, Elsan Nurçeski.

“Jam i caktuar të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës së Pllasnicës nga ana e kryetarit të deritashëm Ismail Jahoski i cili është zgjedhur deputet nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kam nderin dhe kënaqësinë që përfaqësoj komunën e Pllasnicës. Funksionin do ta kryejë me nder, përgjegjësi dhe në mënyrë transparente si dhe komfor Kushtetutës, statutit të komunës, aktet nënligjore dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Nurçeski.

Ai thotë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet juridike, fizike, organizata vendore dhe ndërkombëtare dhe institucione.StrugaLajm

“Qëllimi i funksionit tim do të jetë të kontribuojë në jetë më të mirë dhe cilësore për të gjithë qytetarët e Pllasnicës në gjitha sferat e veprimit për këtë periudhë kohore”, ka thënë mes tjerash Nurçeski.

Konform ligjit të pushtetit lokal, Nurçeskit i pushon funksioni anëtar i Këshillit derisa ushtron detyrën e kryetarit të komunës së Pllasnicës.

In : Aktuale

Loading...
loading...