Ivanov nuk ndryshon, nuk e jep mandatin

Gjorge Ivanov, kryetari i shtetit mbetet në qëndrimin nuk do ta jep mandatin, raporton gazeta Lajm.

Nga kabineti i Ivanov thonë se kanë marrë letrën nga Kuvendi dhe se presin që LSDM të garantojë për përforcimin e unitaritetit të Maqedonisë.StrugaLajm

“Ivanov pret që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev së bashku me bashkëqeverisësit të garantojë forcimin e unitaritetit të vendit dhe se do të veprojë në përputhshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Gjorge Ivanovit.StrugaLajm

Ivanov mbetet në qëndrimin se e a.q. Platformë e Tiranës nuk mund të jetë kusht për formimin e Qeverisë së re./Lajmpress

In : Aktuale

Loading...
loading...