Aktuale

Izet Mexhiti: Mafia e bixhozit është kanceri i shoqërisë, VLEN po e shkul nga rrënjët!

Mafia e bixhozit është kanceri i shoqërisë sonë – ajo premton fat, por sjell vetëm fatkeqësi! Dhe këtë strukturë na e la në trashëgimi qeveria e kaluar”, kështu ka deklaruar sot zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti.

Në konferencën e sotme për media, Mexhiti ka thënë se lufta me industrinë e kumarit është e vështirë dhe e rrezikshme, pasi kemi të bëjmë me një strukturë të mirëorganizuar kriminale që tejkalon kufijtë shtetërorë dhe nuk njeh barriera etnike apo fetare.

“Mafia e bixhozit është kanceri i shoqërisë sonë – ajo premton fat, por sjell vetëm fatkeqësi! Dhe këtë strukturë na e la në trashëgimi qeveria e kaluar,” theksoi Mexhiti.

Megjithatë, Mexhiti i siguroi qytetarët se VLEN ka nisur të japë rezultatet e para konkrete në luftën kundër kësaj industrie kriminale.

“Muajin e kaluar kemi nisur mbylljen e qindra faqeve të kumarit online që operonin në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. Deri më sot, kemi mbyllur mbi 200 faqe të bixhozit online, të cilat si kancer kishin nisur të mbërthenin çdo familje, çdo fshat, çdo qytet,” tha Mexhiti.

Sipas Mexhitit ky aksion i VLEN-it është dëshmi se ndryshimi ka nisur dhe nuk ka kthim prapa, me prioritet mbrojtjen e të rinjve, familjeve dhe të ardhmes së shoqërisë nga industria e bixhozit që për vite me radhë ishte e paprekshme.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button