Duke uruar Ditën Botërore të Turizmit – 27 Shtatorin në manifestimin tradicional që Ministria e Ekonomisë e organizon çdo vit, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka ndarë mbi 50 mirënjohje për personalitetet më të suksesshëm, shoqatat dhe bizneset e sektorit të turizmit në më shumë kategori të tilla si: hotel, me nënkategorit: spa,për qytet, liqene, male dhe investime të reja; restorante; kapacitete akomoduese për persona fizik; agjenci truistike në përgjithësi ,agjenci incoming ; operatorët turistikë; ngjarje; udhëzues turistik, si dhe projekti më i mirë i turizmit.
Ministri Bekteshi ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit e kësaj fushe të rëndësishme ekonomike, shkencore, kulturore dhe sociale në vend, të cilat në mënyrë direkte ose indirekt me veprimtaritë e tyre kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit në vend: “Vitin e kaluar e kemi përfunduar me një numër mjaft të madh turistësh prej 998,841 dhe 2.8 milionë bujtje. Në gjysmën e parë të këtij viti, numri i turistëve është rritur me 16.4%, por në qershor ky numër është rritur dhe arrin në 20.7% . Shprehur në shifra absolute, në gjysmën e parë janë regjistruar gjithsej 433,361 turistë , gjegjësisht janë realizuar 923.855 bujtje.Jemi në prag të arritjes së një rekordi të ri që nga pavarësimi e deri më sot – që deri ne fund të vitit të tejkalojmë shifrën prej 1 milion turistë dhe të realizojmë 3 milion bujtje. Pra, në vend të vitit 2020, këtë qëllim tonin të shtruar ta tejkalojmë para kohe “.
Sipas Bekteshit, të dhënat statistikore janë edhe një sinjal tjetër se politikat tona kanë bazë të mirë, por se do të duhet të punohet , sepse qëllimet janë shumë më ambicioze.
“Qëllimi ynë është që Republika e Maqedonisë të jetë në hartën e destinacioneve më të rëndësishme eksportuese të turizmit në rajon, Evropë dhe më gjerë. Përvoja e vendeve të tjera flet se pas hyrjes në NATO dhe BE, ka pasur një rritje dramatike të nivelit të investimeve, si dhe të numrit të turistëve. Hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë siguri më e madhe për turistë e huaj por dhe rritje e investimeve në infrastrukturën e turizmit, e cila do të kontribuojë në zhvillimin më intensiv të sektorit të turizmit. Me dyert e hapura në Evropë, qëllimet tona ambicioze mund të bëhen realitet për një kohë shumë të shkurtër, “tha Bekteshi.
Drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski, ndau me pjesëmarrësit rezultatet e projekteve strategjike dhe masat për mbështetjen dhe promovimin e turizmit që janë pjesë e kompetencës së këtij institucioni.
“Rezultatet e deritanishme nga puna e jonë e kanë bërë produktin turistik të Maqedonisë të bëhet konkurrues në tregun botëror dhe kështu të rrisë qarkullimin turistik në vend. Rritja e numrit të turistëve dhe të bujtjeve reflektohet edhe në rritjen e flukseve hyrëse të valutës nga turizmi. NBRM për tremujorin e parë të vitit 2018 shënoi një rritje në hyrjen e valutës së huaj të turizmit nga 26.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pritjet e PATP-së për vitin 2018 janë numri i turistëve që arrijnë në 1.2 milionë, 3.2 milionë qëndrime gjatë natës dhe fluksin e valutës në 24 miliardë denarë “, tha Janevski .
Sa ju përket mirënjohjeve, për herë të parë këtë vit, përveç punonjësve të turizmit përmes shoqatave të tyre të biznesit, propozimet për më të suksesshmit në kategoritë e përmendura mund të jepeshin nga vetë konsumatorët, ose më saktë turistët, sipas konkursit të shpallur që zgjati deri më 9 shtator.
Në shtojcë: Lista e atyre që fituan mirënjohje
Kategoritë e hoteleve :
Nën-kategori “Hotelet më të suksesshme të qytetit”
Merriott – Shkup
Park – Shkup
Apollonia – Gjevgjeli
Villa Park – Strumicë
Nënkategori “Hotelet më të suksesshme SPA”
TCC – Grand Plaza – Shkup
Izgrev – Strugë
Bushi Resort & Spa – Shkup – Bushi Resort & Spa – Shkup
Sirius – Strumicë
Nënkategori “Hotelet më të suksesshme për turizmin malor”
Aurora-resort – Berovë
Bel Kamen-Rodovish
Radika – Mavrovë
Scardus-Kodra e Diellit
Nënkategori “Hotelet më të suksesshme për turizmin e liqenit”
Makpetrol – Strugë
Hotel dhe Spa Lucky – Ohër
Sileks – Ohër
Hit Dojran
Nënkategoria – “Oferta e re turistike në pjesën e hoteleve”
UNIK – Ohër
Panorama – Shkup
Merkuri – Tetovë
Mirror – Shkup
Nënkategoria – “Ofertë e re turistike në kuadër të hoteleve”
Junik – Ohër
Panorama – Shkup
Merkur – Tetovë
Kategoria – Restoranti më i suksesshëm:
Pece Cvetkovski – Manasitr
Novko Plakanoski – Ohër
Goran Trajkov – Ohër
Kategoria: Agjensionet me të sukseshme turistike
Fibula Er Travel – Shkup
Eurosava – Shkup
Atlantis – Strumnicë
Falkon Travel – Shkup
Kategorija Incoming (Turizëm Receptiv)
Vardar Ekspres – Shkup
Atlas Cooperation – Shkup
Adem Turs – Shkup
Kategoria: Tour Operator të huaj
Korendon
TUI
Pego-Bis
Kategorija
Tingujt e Carshisë – Shkup
Dasma Galichnik – Galichnik
Ohër calling – Ohër
FIFA: UEFA Super Cup 2017
Kategoria: Udhëzuesi më i mirë për udhëtime
Zoran Stavrevski
Zoran Tanevski
Branko Bosilkov
Elvir Sadikovich
Kategoria: Projekti më i mirë i realizuar në fushën e turizmit
Qendra e Trajnimit Akademik
AQUA SPARK-DIBAR
Paragliding – Krushevo
Kategoria: Njohja për kontributin në turizëm
Prof. Dr. Nako Tashkov – Fakulteti i Turizmit Shtip
Prof. Naume Marinoski – Fakulteti i Turizmit Ohër
Prof. Dimitar Bojadjievski – PMF, Fakulteti i Gjeografisë – Drejtimi i Turizmit – Shkup
Prof. Sashko Gramatnikovski, PhD – Fakulteti i Turizmit dhe Menaxhimit – Shkup